Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve dhe Rrjetit Investigativ BIRN dhe konstatoi se vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ka cenuar lirinë e shprehjes.
“Gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit”, thuhet në vendim.
Sipas Kushtetutës, vendimi për mbylljen e rrjetit social nuk mund të bëhej përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave.
Kërkuesit pretendonin se me mbylljen e TikTok është cenuar edhe liria e veprimtarisë ekonomike. Lidhur me këtë kërkim, Gjykata vlerësoi se kërkuesit nuk arritën të argumentojnë në nivel kushtetues një lidhje të drejtpërdrejtë dhe konkrete ndërmjet aktit të qeverisë që kundërshtonin dhe cenimit të lirisë ekonomike.







