Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria përballet me probleme serioze në menaxhimin e investimeve publike dhe me nivel të lartë korrupsioni në sektorin e infrastrukturës.
Sipas tij, bazuar në një studim të Bankës Botërore, në vendet në zhvillim humbet rreth 12% e investimeve në infrastrukturë për shkak të mungesës së eficencës dhe korrupsionit, ndërsa në vende si Shqipëria kjo shifër mund të arrijë deri në 36%.
Malaj tha se nëse qeveria ka realizuar rreth 3.2 miliardë euro investime publike vitin e kaluar, atëherë afro 1 miliard euro mund të jenë humbur nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni.
Ai theksoi gjithashtu se sektori i ndërtimit, lojërat e fatit dhe shërbimet e pastrimit janë tradicionalisht fusha ku krimi i organizuar kërkon të depërtojë, duke paralajmëruar për rrezikun e asaj që ai e quajti “kapje e shtetit”.
Malaj kritikoi edhe menaxhimin e të ardhurave nga lojërat e fatit, duke pretenduar se nga mosformalizimi i këtij sektori Shqipëria ka humbur rreth 1 miliard euro në buxhet që nga viti 2016. Ai shtoi se vendimet e Gjykatës së Strasburgut mund t’i kushtojnë buxhetit të shtetit qindra milionë euro të tjera.
Ish-ministri e cilësoi situatën ekonomike dhe institucionale në vend si “shumë kritike”, duke theksuar se keqqeverisja dhe ndërthurja e politikës me krimin rrezikojnë edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Malaj:
Pra, investimet publike dhe kontratat janë shumë strikte. Për shembull, sot bëhet debat për cilësinë e infrastrukturës. Po ka qenë që para viteve 90. Kompania që bën një investim publik edhe në kohën e socializmit, mban përgjegjësi deri në pesë vite për difekte të paverifikuara në momentin e marrjes në dorëzim. E dyta, kompania ka të drejtë që për shpenzimet e panjohura kur bën preventimin, të mbajë një kuotë rezerve deri në 10%. Mbi atë nivel është qeveria që vendos pastaj, sepse kompanitë që bëjnë studimet kanë përgjegjësi të bëjnë studime të plota, gjeologjike, sociale, ekonomike, risqe. Kështu që jemi në një pikë që po nuk vumë dorën tek investimet publike, jemi gjithnjë e më tepër në rrisk. E fundit që dua të sqaroj për investimin publik është, ka një studim të Bankës Botërore. Unë e kam publikuar. Besoj që qeveria duhet ta ketë. Në qoftë se ata nuk lodhin në kompjuter këtë ditën, ato janë të publikuara. E cila thotë, në infrastrukturë, në trajtën e mungesës së efiçencës, siç ranë rrugët tona, se nuk ranë nga shiu të gjitha.
Dhe korrupsionit, që është i lartë në infrastrukturë, në vendet në zhvillim humbet 12% e totalit të investimit. Në vende si Shqipëria, 36%. Dhe në qoftë se qeveria thotë që ka bërë vitin e kaluar 32, 3.2 miliardë investime publike, atëherë i bie që 1 miliard kanë ikur. Një pjesë në trajtën e mungesës së kapacitetit dhe humbjeve që vijnë nga, nga një infrastrukturë jashtë standardeve dhe pjesa tjetër nga korrupsioni. Jo rastësisht mafia, në të gjitha vendet e botës, në sektorët prioritarë ka ndërtimin, ka lojërat e fatit dhe ka pastrimet e qyteteve.
Duhet të jemi shumë të sinqertë se ky është vendi jonë. Nuk bëhet nga padija, nuk bëhet nga paaftësia. Kemi arritur në një vend ku krimi ka kapur shtetin. Kjo quhet state capture. Dhe jo rastësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të ashpër tashmë me pastrimin e parave. A mund ta mendojmë ne që mafia shqiptare të ketë aq pushtet dhe të jetë aq agresive, sa në gjysmat e vendeve të Amerikës Latine mendohet se kushtëzon se kush do jetë president i atyre vendeve? A mundet ta, a mundet ta pranojmë ne që lojërat e fatit kanë qenë nga viti 2016 dhe sipas statistikave dhe shifrave që unë kontrollova sot, nga mosliçensimi i tyre, nga mosformalizimi i tyre, nga mosfillimi i bazës online, Shqipëria ka humbur rreth 1 miliard euro në buxhet. Jemi vend i varfër. Në qoftë se një kompani nuk paguan taksat për, për ta zënë 1 milion, 1 milion euro takime, kanë të drejtë t’i bllokojnë aktivitetin dhe t’ia sekuestrojnë. Po ne si taksapagues, pse nuk kemi të drejtë që të ndërgjegjësohemi që dhe një qeveri që nuk paguan, pra nuk mbledh 1 miliard, 1 miliard euro në buxhet, pse duhet të mos, të mos konfiskohet në kuptimin e aspektit, aspektit politik?
Pra një qeveri arrogante që fut në burg dhe për pula dhe për drita dhe për ujë dhe për çdo gjë, dhe një qeveri abuzuese që nuk gjen përgjegjësit brenda saj, që buxhetit të varfër të shqiptarëve për arsim, për shëndetësi, për mbrojtje sociale, vetëm nga një element, nga lojërat e fatit, i mungojnë sot 1 miliard euro. Janë llogaritje të sakta, nuk ka asgjë, është çdo gjë profesionale. Unë për atë që them mbaj përgjegjësi profesionale. Kështu që në këtë aspekt ka shumë të çara në buxhet të cilat janë të qëllimshme, sepse ligjin për uljen e tatimit të dividentit nga 15 në tetë, e miratoi qeveria Rama. Por i dha fuqi prapavepruese, që është antikushtetuese, është e shkruar në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Taksat, ligjet për taksat dhe tatimet nuk kanë veprim prapaveprues. Ata morën përfitim prapaveprues. Kush e bllokoi, kush e, kush e bllokoi ligjin për lojërat e fatit? Kush do përgjigjet për 400 milionë vendime të gjykatës së Strasburgut që do t’i rëndojnë taksapaguesve shqiptarë vetëm se hakmarrja primitive e Ramës ndaj medias, me Met Beketin, me grupin Belliu dhe me raste të tjera, i ka ardhur si gjobë.
Dhe mendoni se janë të tjera. Vetëm dje doli një gjobë e re, 13 milionë euro. Sipas të dhënave në shtyp, mund t’i verifikojë te gjykata e Strasburgut, janë akoma në listë pritje vendime që do të penalizojnë shtetin shqiptar dhe taksapaguesin, që janë rreth 500 milionë euro. A e kuptoni ku jetojmë? Kaq shumë miliarda që abuzohen nga një keqqeverisje e vendit, nga një ndër, ndërthurje midis krimit dhe politikës, krimi me para kriminale bën politikë deri në emërime dhe deri në ligje. Dhe, dhe politikanët bëjnë biznes me mandatet publike, me karrike publike se janë të etur për pushtet të palimituar, ekonomik edhe politik. Pra ne qeverisemi nga një qeveri që është e etiketuar e babëzitur për pushtet. Dhe kjo s’ka të bëjë me individin. Ka të bëjë me faktin pse duhet të vuajnë shqiptarët. Pastaj a është Rama, a është një tjetër, është tjetër punë. Por situata është shumë kritike.
Në qoftë se nuk do të jepet, pavarësisht nga tortat dhe çorapet e barcaletat që vesh Rama, kjo është një shëmbje ure në integrimin europian. Dhe ne do të jemi këtu dhe do ta shohim. A ka një zgjidhje? Dhe unë habitem me kolegët sepse unë kam qenë 16 vjet deputet. O zotërinj, doni të rrini besnikë të Ramës? Rrini. Por Rama ka treguar që është i etur për gjak politik. Sapo të forcohet më shumë, aq më shumë gjak do thithë nga ju. Dhe këtë e di sepse njoh natyrën dhe kam bërë studime për psikologjinë e leadership. E para. E dyta, a doni ta mbroni Ballukun? Edhe unë jam për ta mbrojtur. Pse? Sepse është një grua, ka një fëmijë dhe prezumon pafajësia. Po jepni arrest shtëpie, që të mos të bini ndesh me gjithë, me gjithë ndërkombëtarët. Dhe me arrest shtëpie se SPAK-u është i hapur për një nga dy opsionet, nuk thotë jo, unë dua vetëm ta arrestoj. E treta, Ramës duhet t’i dalin përballë disa burra në politikë. Janë 83 veta edhe nga, sa i ka nga partia tjetër, 89 veta. O zotërinj, tani në qoftë se ti betohesh me kushtetutë që do bësh gjithçka për vendin tim, do bësh gjithçka për…







