Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime për vepra ndryshme penale

DURRES/ Policia arrestime për vepra ndryshme penale

173
0

Specialistët për qarkullimin rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 54 vjeç, pasi në vitin 2024, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për vëllanë e tij, shtetasin K. M., 42 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 12, dyshohet se kanë goditur me grushte, një 40-vjeçar;
-kapën shtetasin P. Z., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për të cilin, në përfundim të veprimeve procedurale, prokurori vendosi procedimin në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), banues në fshatin Gosë, pasi dyshohet se ka djegur stallën dhe një kafshë në pronësi të babait të tij, si dhe ka dëmtuar me send të fortë (shufër hekuri), një 53-vjeçar.

Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Dje, rreth orës 18:30, ka humbur jetën, dyshohet prej shkaqeve natyrale, gjatë transportimit në spitalin e Kavajës, shtetasi S. Xh., 53 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.