Vendimi i kryeministri Edi Rama për të mbrojtur deri në fund, Belinda Balluku nga arrestimi ka sjellë reagimet e ashpra të ndërkombëtarëve. Pas ambasade të huaja të akredituara në Shqipëri një tjetër shuplakë e fortë erdhi dhe nga Brukseli.
Përmes një reagimi në email, Bashkimi Euroian nënvizon se do të ketë në vëmendje votimin e sotëm në parlamentin Shqiptar duke i kujtuar se angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Reagimi i BE-së
“Bashkimi Evropian merr shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipëria.
Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të ruajtur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”







