Në emisionin televiziv u diskutua për vendimin e sotëm të shumicës socialiste në Kuvend për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Për avokatin Besnik Muçi, pavarësisht këtij vendimi, SPAK do të vijojë hetimet dhe do të zbardhë çdo fakt për për përgjegjësinë penale për shumë persona që po hetohen.
“Balluku ka statusin e të pandehurës për dy fakte penale dhe statusin e personit nën hetim për disa fakte të tjera. Me sa duket për faktet e tjera, Prokuroria kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit, për të marrë masë më të rëndë.
Çfarë veprimesh mund të kryejë SPAK? Ajo do të vijojë hetimet. Do të zbardhë çdo fakt dhe do të individualizojë përgjegjësinë penale për shumë persona që po hetohen.
Mund të shkohet edhe drejt akuzave të tjera, duket se ka bashkëpunim mes disa personave.
Më pas, nuk mund të pengohet SPAK të paraqesë sërish Kuvendit kërkesë nëse konstaton akuza më të rënda ndaj zonjës Ballukut, kërkesë për heqjen e imunitetit.
Më lejoni të sqaroj, lidhur me atë cfarë u zhvilluar sot në Parlament, nga pikëpamja juridike.
Kjo e 16 mijë faqe, është dosje penale voluminoze. I takon të jenë 32 fashikuj. Është dosje voluminoze, nuk e vlerësoj dot pse janë dërguar të gjitha këto.
Sot aty në raport, u ba analizë e hollësishme provash. Por mendoj se pjesa më e madhe janë akte të parëndësishme, dokumenta tenderash”- tha avokati Besnik Muçi.







