Ballina Sport Wayne Rooney: Barcelona po has në vështirësi

Wayne Rooney: Barcelona po has në vështirësi

62
0

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka komentuar paraqitjen e Barcelona pas barazimit 1-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales në UEFA Champions League.

Rooney, i cili aktualisht punon si analist, vlerësoi se skuadra katalanase po has vështirësi përballë ritmit dhe intensitetit fizik që karakterizon ekipet angleze.

“E kam parë Barcelonën dy herë këtë sezon, kundër Chelsea-s dhe tani kundër Newcastle. Mendoj se ritmi dhe intensiteti i Premier League është thjesht shumë i lartë për ta,” deklaroi Rooney.

Ai shtoi se, edhe pse Barcelona mund të arrijë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, skuadra spanjolle nuk ishte ajo që kontrollonte lojën në përballjen e zhvilluar në “St James’ Park”.

“Me shumë gjasa do të kalojnë në raundin tjetër, por Barcelona nuk ishte skuadra që diktonte ritmin e ndeshjes,” theksoi ish-kapiteni i Anglisë.