Partia Demokratike ka emëruar Aurel Bylykbashi është emëruar drejtuesin e ri politik të PD-së në qarkun e Vlorës.
Bylykbashi ka qenë ish-deputet i kësaj force politike në të shkuarën dhe ka një eksperiencë në riorganizimin e degëve lokale dhe në mobilizimin e elektoratit. Ish-deputeti i Elbasanit u emërua në kuadër të riorganizimit të forcës më të madhe politike të opozitës, 1 vit para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në vend.
Njoftimi:
Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në terren, duke emëruar Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave të ardhshme elektorale.
Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark.
Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit.
Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.







