Ballina Politika Plani i masave të Ramës për protestat e dhunshme, Komisioni Europian: Jemi...

Plani i masave të Ramës për protestat e dhunshme, Komisioni Europian: Jemi në dijeni, por nuk jemi përfshirë në hartimin e saj!

52
0

Komisioni Europian reagon për paketën ligjore të njoftuar nga kryeministri Edi Rama, pas protestave dhe episodeve të dhunës në Shqipëri.

Në një përgjigje për mediat Komisioni Europian thekson se as Komisioni dhe as Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e kësaj pakete.

“Jemi në dijeni të njoftimit të kryeministrit Rama për një paketë ligjore që synon t’i përgjigjet dhunës gjatë protestave.

As Komisioni dhe as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e propozimit, i cili nuk është bërë publik”, thuhet në përgjigjen e KE-së.

Ndërkohë, Komisioni Europian thekson se do të vijojë të monitorojë nga afër angazhimin e Shqipërisë për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Paketa e prezantuar nga Rama më 25 tetor përfshin ndryshime të propozuara në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal, si dhe masa që lidhen me përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë protestave.