Ballina Kronika DURRES/ Vjerri rrihet me dhëndërrin , përfundojnë të dy në spital

DURRES/ Vjerri rrihet me dhëndërrin , përfundojnë të dy në spital

94
0

Një ngjarje disi e çuditëshme ka ndodhur ne Fshatin Xhafzotaj, ku vjerri 91 vjeçar ka goditur dhëndërrin e tij 69 vjec. Ngjarja sipa policisë ka ndodhur rreth orës 18.00, ndërsa të autorët e zënkës kanë përfunduar në spital, për të marrë ndihmë mjeksore. Policia po sqaron rrethanat e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.