Ballina Sport Drejtuesit e Manchester United presin të arkëtojnë rreth 80 milionë euro

Drejtuesit e Manchester United presin të arkëtojnë rreth 80 milionë euro

60
0

Napoli ka vendosur të aktivizojë klauzolën e blerjes për sulmuesin danez Rasmus Hojlund, i cili do të transferohet përfundimisht nga Manchester United.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas raportimit, drejtuesit e klubit napolitan kanë marrë tashmë vendimin dhe ai është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna. Hojlund do të firmosë në mënyrë të përhershme me klubin italian.

Napoli pagoi 6 milionë euro për huazimin e sulmuesit verën e kaluar, ndërsa tani do të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 44 milionë eurosh. Në total, Manchester United do të përfitojë rreth 50 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Raportohet gjithashtu se drejtuesit e Manchester United presin të arkëtojnë rreth 80 milionë euro në total nga shitjet e Marcus Rashford dhe Rasmus Hojlund gjatë kësaj periudhe merkatoje.