Ousmane Dembele është renditur në vendin e parë në listën e ESPN për futbollistët më të mirë në botë, duke lënë pas yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Sipas renditjes së publikuar nga ESPN dhe të raportuar nga “Mega PSG”, sulmuesi francez zë kreun e listës, ndërsa Yamal renditet i dyti.
Në podium është edhe një tjetër futbollist i Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, i cili pozicionohet në vendin e tretë.
Harry Kane i Bayern Munichut renditet i katërti, ndërsa pas tij vjen bashkëlojtari i tij, Michael Olise.
Erling Haaland zë vendin e gjashtë, i ndjekur nga Kylian Mbappé i Real Madridit në pozitën e shtatë.Top 10-shen e plotësojnë Julian Alvarez, Vinicius Junior dhe Declan Rice.
Top 10 sipas ESPN:
Ousmane Dembele
Lamine Yamal
Khvicha Kvaratskhelia
Harry Kane
Michael Olise
Erling Haaland
Kylian Mbappe
Julian Alvarez
Vinicius Junior
Declan Rice







