Ballina Politika Pa lejen ‘e të madhit’, as ish-ministrja Spiropali dhe as ministri i...

Pa lejen ‘e të madhit’, as ish-ministrja Spiropali dhe as ministri i Brendshëm nuk flet dot me ambasadën

74
0

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është që një pikë kontakti direkt  i Kryeministrit; Nëse nuk ke polici nuk fiton dot zgjedhjet. Më i rëndësishëm është një inspektor policie”, kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Hoxha teksa foli për procesin që ka nisur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës, tha se e gjithë kjo tregoi se konkurset janë fiktive dhe se në fund vendos kryeministri Rama.

“SPZ ka qenë para e-Albania, pra SPZ inspektori i rendit që mbulon territorin, pra ishte një qeveri digjitale dhe më pas doli kjo tjetra. Rasti konkret gjeti, punën e Vilës së Enverit. Me Ramën kemi pasur deri tani 7 drejtorë policie dhe asnjë se ka mbaruar mandatit. Berisha në 8 vite kishte vetëm 2 drejtorë. Pra procedurat janë kot, rasti konkret i Ilir Prodës dëshmuan se procedura janë fiktive sepse e detyruan të japë dorëheqjen.

Pra dëshmoi se konkursi ishte fiktiv sepse nëse do ishte serioz Proda do të duhej të mbaronte mandatin. Nuk mund të vijë një drejtor i Përgjithshëm Policie që nuk i hap telefonin kryeministrit. Gledi Nano ishte nga më të rinjtë në moshë dhe kryeministri e solli nga Antiterrori. Çfarë ndodhi? I papërfshirë, sepse në sektorët ku kishte qenë ai s’kishte ku të korruptohej. Kush ishte problemi?

Por Gledis Nano mbajti marrëdhënie me partnerë dhe po fliste me ambasadën më shumë seç duhej. Dhe me ambasadën nuk mund të flasë as Ministri i Jashtëm, ish-ministrja Spiropali, as Ministri i Brendshëm dhe as drejtoi i përgjithshëm pa lejen e atij të madhit.

Çdo organizatë kriminale do të zgjidhet një drejtor që ata të kenë njohje , një pikë kontakti që të shfrytëzojnë aktivitetin e tyre, por ai që vendos është kryeministri dhe pra nuk pres një ndryshim të madh”, tha ndër të tjera Hoxha.