Ndeshja e sotme ishte një e veçantë për talentin 16-vjeçar të Arsenalit, Max Dowman.
Kjo pasi që ai shënoi gol ndaj Evertonit, duke u bërë edhe golashënuesi më i ri në histori të Premier Leagues angleze.
Ai theu rekordin që e mbante deri më tani ylli i Liverpoolit, Rio Ngumoha.
Kujtojmë se “Topçinjtë”, fituan ndaj Evertonit me rezultat 2-0 duke i dhënë një shtysë të madhe drejt titullit.







