Ballina Sport Guardiola nuk dorëzohet në garën për titull: Duhet të provojmë deri në...

Guardiola nuk dorëzohet në garën për titull: Duhet të provojmë deri në fund

70
0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të dorëzohet në garën për titull në Ligën Premier, pavarësisht diferencës prej nëntë pikësh me liderin Arsenal.

City barazoi 1-1 ndaj West Ham United, rezultat që e la ekipin e Guardiolës më larg kreut të tabelës në sezonin 2025/26.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll u pyet nëse Manchester City duhet të heqë dorë nga gara për titull, por ai e bëri të qartë se skuadra e tij do të vazhdojë të luftojë deri në fund.

“Gara për titull? Ne do të vazhdojmë”, deklaroi Guardiola.

“Kemi një ekip me shpirt të jashtëzakonshëm dhe luftuam shumë pas përpjekjes së madhe në Madrid. Jemi një ekip i jashtëzakonshëm. Luajtëm shumë mirë dhe deri në fund do të vazhdojmë kështu”, shtoi ai.

Guardiola theksoi gjithashtu se skuadra e tij ka ende një ndeshje më pak të zhvilluar dhe se gjithçka mbetet e hapur deri në fund të sezonit.

“Kemi një ndeshje më pak, një ndeshje në shtëpi, gjithçka mund të ndodhë. Duhet ta provojmë deri në fund. Kur të mos jetë e mundur, do ta përgëzojmë kampionin, por duhet të përpiqemi”, tha ai.

Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Arsenali, por edhe nëse e fiton atë, diferenca do të zbresë në gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, nëse Arsenali arrin të grumbullojë edhe 16 pikë në ndeshjet e mbetura të sezonit, “Topçinjtë” do të siguronin titullin në Ligën Premier për sezonin 2025/26, pavarësisht rezultateve të Manchester Cityt.