Ballina Sport De Bruyne beson se Premierliga ia mohoi thyerjen e rekordit

De Bruyne beson se Premierliga ia mohoi thyerjen e rekordit

64
0

Kevin De Bruyne beson se Premierliga ia mohoi padrejtësisht një rekord asistimesh, i cili tani mbahet nga Bruno Fernandes.Fernandes regjistroi asistimin e tij të 21-të të sezonit gjatë fitores 3-0 të Manchester Unitedit ndaj Brighton & Hove Albionit, duke asistuar për golin e Patrick Dorgu.Më pas, portugezi shënoi edhe vetë për të vulosur fitoren në ndeshjen e fundit të sezonit, duke vendosur rekordin e ri për më shumë asistime në një sezon të vetëm të Premierligës.

Më parë, rekordi ndahej nga De Bruyne dhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, me nga 20 asistime. De Bruyne pretendon se ai duhej ta kishte pasur një asistim shtesë gjatë sezonit 2019/20, në fitoren 3-0 të Manchester Cityt ndaj Arsenalit. Në atë aksion, pasimi i tij i gjatë preku lehtë gjurin e David Luiz përpara se topi të shkonte te Raheem Sterling, i cili shënoi.

Megjithatë, Premierliga nuk ia regjistroi asistimin belgut për shkak të prekjes së pavullnetshme të Luiz.Në një intervistë të vitit 2023, De Bruyne u ankua publikisht: “Ma hoqën një asistim kundër Arsenalit. Dhe kur festuan asistimin tim të 100-të, e përdorën pikërisht atë aksion në video! Mund ta imagjinoni sa gabim ishin?”.

Ai kishte shprehur pakënaqësi edhe gjatë sezonit 2019/20, duke thënë se ende nuk e kuptonte vendimin. Madje, Premierliga i hoqi edhe një asistim tjetër po ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit atë sezon. Kur llogaria zyrtare e Premierligës publikoi se ai kishte 16 asistime, De Bruyne reagoi shkurt: “18.”.

Tani, me Bruno Fernandes që ka vendosur rekordin me 21 asistime, debati për statistikat e De Bruyne është rikthyer sërish në vëmendje.