Ballina Politika Këlliçi: Rama e nisi të dielën me tre mashtrime për naftën, Portin...

Këlliçi: Rama e nisi të dielën me tre mashtrime për naftën, Portin e Durrësit dhe integrimin

93
0

Në një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se kryeministri Edi Rama e nisi të dielën me disa deklarata mashtruese, duke tentuar sipas tij të mbulojë problemet reale të qeverisjes dhe situatën ekonomike në vend.

Këlliçi thekson se përmes një “monologu që është e kundërta e transparencës”, Rama po përpiqet të relativizojë rritjen e çmimeve, çështjen e debatueshme të Portit të Durrësit dhe kritikat ndërkombëtare ndaj Shqipërisë për korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Sipas deputetit demokrat, këto deklarata synojnë të shmangin përgjegjësinë e qeverisë për vendimet që po i kushtojnë rëndë ekonomisë dhe procesit të integrimit europian të vendit.

Postimi:

Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..

Edi Rama e nisi të dielën me disa mashtrime të qarta në atë monolog që është e kundërta e transparencës.
Së pari, çmimi i naftës shkoi 2 mijë lekë litri dhe ai ka vetëm fjalë. Eshtë e vërtetë se ka rritje kudo, por këtu tek ne nuk ka asnjë masë siç kanë bërë qeveritë e rajonit që po ulin taksat e po heqin tarifat që ekonomia e qytetarëve të mos preket.

Së dyti, loja e tij me Portin e Durrësit po i kushton rëndë Shqipërisë. Duke falur portin historik në një aferë të dyshimtë biznesi dhe duke ngecur me projektin e ri, Edi Rama po i shkakton vendit një kosto të madhe dhe ka vënë në rrezik Koridorin 8, me nyjen kryesore që nis nga Durrësi. Mburrjet para mikrofonit, janë dokrra hini, veprat dhe aktet janë më e pakta të dënushme.

Së treti, është krejt e pavërtetë dhe malinje të thuash se ne qenkemi bërë delja e zezë për shkak të masave të arrestit. Ne jemi bërë delja e zezë e Europës për shkak të korrupsionit. Dhe më keq, jemi sot e vetmja dele e zezë në kontinent që e mbrojmë korrupsionin me votë në Kuvend.

Në monolog mund ta mohosh që kjo të ketë pasoja në aspektin e integrimit. Në realitet ato kanë nisur. Shqyrtimi i raportit për Shqipërinë, lidhur me kapitullin e shtetit ligjor, është shtyrë pikërisht nga ndalimi i SPAK në paradhomën e kryeministrit. Ndërkohë që Mali i Zi e bëri edhe një hap tjetër drejt BE-së.

Edi Rama nuk ja del dot më të mbulojë realitetin e qeverisjes së tij të korruptuar e të lidhur me krimin, me mashtrime si këto. Qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe janë të thirrur ta thonë fjalën e tyre me 22 mars, në betejën tonë për të dalë nga kriza e rëndë ku është vendi.