Ballina Sport Barazimi ndaj Partizanit, trajneri i Vorës: Luajtëm mirë, bravo skuadrës

Barazimi ndaj Partizanit, trajneri i Vorës: Luajtëm mirë, bravo skuadrës

74
0

Trajneri i Vorës, Bellai dha mendimin e tj pas barazimit 2-2 ndaj Partizanit.

“Të marrësh barazim me Partizanin që lufton për objektiva të ndryshëm, është ekipi me formën më të mirë, nuk është pak. E dinim vështirësinë, por besoj se nuk i dhamë mundësinë Partizanit për raste. Përqëndrimi është një gjë që nuk e përcjell dot. Duhet të jemi të qetë. Të bëhej 3 me 1. Këto janë gjërat që na mungojnë. Luan me Partizanin, një moment dhe gabim, një vendosje dhe dy topa të gjatë që kishim. Ishim në presion, pa qenë në presion se ishim ne në zonë.

Thjesht e kishim zgjedhur, e dinim krahun e djathtë të Partizanit. Nga krahu tjetër është Atanaskoski. Në pjesën e dytë nuk e ndërruam në kohë topin. Duke shfrytëzuar dobësinë nga krahu i djathtë i Partizanit, dhe Sidibe nuk ndihmon në mbrojtje. Janë gjëra që i përgatisim, por nuk duhet të humbasim pikët. Janë gjithë këto javë, muaj që punojmë, nuk duhet t’i hedhim poshtë pikët që kemi fituar me djersë. Partizani ka lojtarë me cilësi, në një moment mund të bëjë diçka. Nuk kishte raste me anësorët.

E dinim që Partizani luan kundër 1 kundër 1. Duhet të ishim të lëvizsshëm. Jam i gëzuar për goditjet më shumë se lëvizjet e futbollistëve. Nuk është se nuk kemi cilësi, por kur jemi presion për pikët, nuk dua të kërkoj. Në presion jam unë, nuk e përcjell, por në presion janë ato që luajnë. Në presion do ndodhin dhe këto raste, por nuk i fajësoj. Është ngarkesë e madhe. Të gjithë në zonën e ftohtë luftojnë. Thjesht është qetësia, nuk duhet të kemi stres. Duhet të luajmë futboll. Është cilësia e Kasallës, i kemi thënë të mos luajë shumë i hapur. Gjithmonë ka marrë topin në linjat e qendrës, por me Martinez që futej në qendër, sidomos në pjesën e parë kaluan 2-3 herë topin. Martinez hapte zonat. E korrigjuam pjesën e dytë, duke i dhënë korrigjime Kasallës, arritëm ta bënim deri diku. Gjithçka që kanë bërë çunat, dua t’i përgëzoj. Partizani është ekip i mirë, ne duhet të ulim kokën dhe të vazhdojmë. Kemi kalendar shumë të vështirë, çdo ndeshje duhet pikë. Nga Tirana të marrim maksimumin. Po ka ndonjë ilaç për qetësinë, apo minutat e fundit. Nuk e di. Duke thënë se luajmë me Partizanin dhe luajnë të gjithë kundërshtarët tonë, pika është e mirë. Është për anën tonë psikologjike, duke luajtur si të barabartë. Partizanit arritëm t’i marrim pikë dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë në ndeshjen e radhës, duke dhënë maksimumin”,- tha ai.