Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., 26 vjeç, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës për dëmtime të shkaktuara nga një mjet prerës në këmbë, si pasojë e një konflikti. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se konflikti ka ndodhur me A. N., 35 vjeç, i cili, gjatë përleshjes, ka plagosur 26-vjeçarin me mjet prerës në këmbë. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.







