Ballina Lifestyle Martohet Princ Leka II/ Ceremonia private u mbajt në Kështjellën Apponyi në...

Martohet Princ Leka II/ Ceremonia private u mbajt në Kështjellën Apponyi në Sllovaki

83
0

Princ Leka II është martuar me zonjushën Blerta Celibashi. Lajmi është bërë i ditur nga Oborri Mbretëror Shqiptar përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas njoftimit, martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të ngjarjes.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjella Apponyi në Sllovaki. Zgjedhja e këtij ambienti historik lidhet me familjen fisnike të mbretëreshës Geraldina, pasi kështjella ka qenë rezidencë e saj.

Sipas Oborrit Mbretëror, përzgjedhja e këtij vendi është bërë për të nderuar trashëgiminë dhe origjinën hungareze të Mbretëreshës Geraldinë, e cila konsiderohet një pjesë e rëndësishme e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.