Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për Kryetarin e Degës së Partia Demokratike në Vlorë, ku fituese është shpallur kandidatja Nada Meçorapaj.
Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës së sotme pranë degës së partisë në zonën e Skelës dhe përfundoi në orën 18:00, ndërsa më pas nisi numërimi i votave.
Në garë për drejtimin e degës së PD Vlorë ishin dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe sekretare e degës së PD në Vlorë, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë.
Ndarja e votave:
496 – Nada Meçorapaj
106-Darling Banuash
13 –të pavlefshme







