Ballina Sport Teuta feston në “Air Albania”, një gol i nderon ndaj Dinamos

Teuta feston në “Air Albania”, një gol i nderon ndaj Dinamos

78
0

Teuta fitoi 0-1 ndaj Dinamos në sfidën e mbajtur në “Air Albania”. Në minutën e 31-të, Arifi zhbllokoi sfidën me një goditje shumë afër portës kundërshtare.

Në minutën e 71-të, dinamovitët iu afruan golit të barazimit. Fillimisht ishte Bregu që humbi një duel me portierin, ndërsa në topin e kthyer Berisha dhe Vila shpërdoruan rastin.

Durrsakët mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pasi në shtesë Rooney u ndëshkua me karton të kuq. Pas kësaj humbje, ekipi i Dajës e sheh veten në vendin e pestë, ndërsa të besuarit e Dobit në vendin e gjashtë.