Ballina Politika “Dosja jote s’mbyllet kurrë as me një Lubi apo…”/ Berisha-Ramës: Sovrani do...

“Dosja jote s’mbyllet kurrë as me një Lubi apo…”/ Berisha-Ramës: Sovrani do të të çojë në bankën e të akuzuarve!

82
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga SPAK, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama se kontrollon sistemin e drejtësisë sa i takon çështjes Balluku. Duke iu përgjigjur deklaratës së Ramës dje se kjo çështje është e mbyllur, sipas Berishës, kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ai shtoi se do të jetë sovrani ai që do të çojë Ramën drejt bankës së të akuzuarve.

“Kontrolli i gjykatave nga Rama faktohet muajt e fundit. Zyrtarët të themi të vërtetën, nuk duhet të prish gojën time, por meritojnë të quhen llum zyrtar. Nuk guxojnë të bëjnë dhe një deklaratë të vetme në mbrojtje të institucioneve. Keni parë një deklaratë të KLGJ, ILD, në mbrojtje të sulmeve për hir të Lubisë, që i bëri për vete. Ata nuk shqipëronin dot një fjalë të vetme në mbrojtje të institucioneve. Nuk thash shoqatat që nuk kanë reaguar. Por nuk janë institucione zyrtare ato. Ato që duhet të flisnin janë institucionet e drejtësisë. A keni parë vetëposhtërim më të madh të këtyre institucioneve se në këtë rast. Në kulmin e sulmeve nuk flasin asnjë fjalë, Metani, Toska, apo Olsi. Asnjë prej tyre, janë e keqja banale e vendit dhe kaq mund të themi për ta. Historia e tyre do të arkivohet si një histori turpi, njerëzish pa dinjitet. Dosja jote nuk mbyllet kurrë as me një lubi, as me disa. Çdo gjë janë për Edi Ramën. Sovrtani do të thotë fjalën e tij do të jetë sovirani ai që do t’i tregojë vendin dhe do ta çojë në bankën e të akuzuarit.”, tha ai.