Ballina Kuriozitete ​Cili ka qenë piktori më i pasur në historinë e artit?

​Cili ka qenë piktori më i pasur në historinë e artit?

63
0

Primati i piktorit më të pasur në histori i atribuohet Tiziano Vecellio (1488/1490–1576), mjeshtrit të madh të Rilindjes dhe një prej gjeniëve të pikturës evropiane, shkruan focus.it.

Ndryshe nga shumë artistë të famshëm të kohës së tij, Ticiani nuk u mjaftua vetëm me rolin e piktorit të oborrit. Ai e menaxhoi karrierën e tij si një biznes të mirëfilltë, duke arritur të jetojë në një luks të rrallë për artistët e asaj epoke.

Teksa realizonte kryevepra për figura të fuqishme të kohës, si papa Paul III dhe perandori Charles V, piktori venecian tregoi edhe aftësi të mëdha në negociata.

Ai siguronte kontrata shumë fitimprurëse dhe shpesh kërkonte pagesa paraprake nga klientët e tij.

Përveç artit, Ticiani investoi një pjesë të madhe të të ardhurave në toka dhe aktivitete tregtare, transmeton ATSh.

Falë kësaj largpamësie financiare dhe një jete të gjatë – gati 90 vjet, një kohë shumë e gjatë për atë periudhë – ai arriti të krijojë një pasuri të madhe në para dhe prona, e cila sot do të vlente dhjetëra miliona euro.