Ballina Kronika Nga Durim Bami, te Aldo Avdyli e Marklen Haka, GJKKO kalon për...

Nga Durim Bami, te Aldo Avdyli e Marklen Haka, GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehurit e dosjes “Revanshi”

110
0

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim shtatë të pandehurit e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke hapur rrugën për shqyrtimin në themel të çështjes.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik.

Vendimi i gjykatës shënon përfundimin e fazës paraprake dhe kalimin e çështjes në proces gjyqësor, ku do të shqyrtohen provat dhe akuzat ndaj të pandehurve.