Ballina Kronika Aksident fatal në Tiranë, autoboti përplas për vdekje një grua me biçikletë

Aksident fatal në Tiranë, autoboti përplas për vdekje një grua me biçikletë

70
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të martë në Tiranë. Një autobot me ujë ka përplasur një grua pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima po lëvizte me biçikletë në momentin kur është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit.