I ftuar në emisionin në Syri Tv, Alimehemeti teksa analizoi gjuhën e trupit të minsitres së re, Klodiana Spahiut në foltoren e Kuvendit, i shesh ato si humbje qetësie përballë gjithë asaj që po ndodh me modelin ‘Kayo’ në shëndetësi.
Sipas tij, janë mëse normale pyetjen që dalin pas emërimit të saj, nëse i është besuar posti me një mission dhe sa jetëgjatësi do të ketë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Për këtë duhej diskutuar, si qëndron ajo çështje. Draftet i dimë, duhej një shprehje e saj për këtë pr.ligj me firmën e Spahiut. Veprimet e saj qenë anti poli Sala, duket që ndoshta gjithë kjo tymnajë me veprimet e saj, humbje qetësie.
Atëherë këto elemente mosdiskutimi i Kayo në shëndetësi merr vëmendje. A ka hyrë me këtë mision, pas kaq shumë vitesh i erdhi radha e sa do të jetë jetëgjatësia e saj?
U duk sikur lindi dje problem, i diskutua edhe pet scani, onkologjiku është zinxhir shëndetësor. I dimë shpejtësitë tona të tenderave, furnizimeve, instalimeve, prokurimi vetë do 3 muaj. Kemi pasur pajisjen e Pet Scanit e s’kemi pasur lëndë, ose do shkosh në privat ose jashtë.







