Ballina Sport 2 muaj deçizivë, Juventus mes objektivit Champions dhe të ardhmes

2 muaj deçizivë, Juventus mes objektivit Champions dhe të ardhmes

74
0

Katër muaj e gjysmë kanë mjaftuar që Luciano Spalletti të nisë të projektojë të ardhmen e Juventus. Objektivi kryesor mbetet i qartë: kualifikimi në Champions League, vendimtar si për prestigjin ashtu edhe për financat e klubit.

Trajneri ka vendosur edhe bazat e skuadrës së ardhshme. Të paprekshëm konsiderohen emra si Gleison Bremer dhe Pierre Kalulu në mbrojtje; Manuel Locatelli, Weston McKennie dhe Khéphren Thuram në mesfushë; ndërsa në sulm spikasin Dušan Vlahović dhe talenti Kenan Yıldız.

Pjesa tjetër e skuadrës mbetet në diskutim, me klubin gati të dëgjojë oferta për të rritur nivelin e grupit. Në merkato, emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë: Manu Koné shihet si investim për të ardhmen, ndërsa profile me eksperiencë si Leon Goretzka dhe Mason Greenwood mbeten opsione të vështira por interesante. Ëndrra e madhe? Sandro Tonali.

Vendimtare do të jenë edhe dy çështje: rinovimi i kontratës së Vlahović dhe shitjet, me emra si Jonathan David, Loïs Openda dhe Edon Zhegrova në dalje të mundshme. Dy muajt e ardhshëm do të jenë kyç: në lojë janë Champions-i dhe e ardhmja e Juventusit.