Ka qenë duke qëndruar në farmaci për të marrë ilace, por nuk është ndjerë dhe më pas ka pësuar infarkt. Policia ka bërë të ditur se 70 vjecari me inicialet H.M , rreth orës dhjete brenda farmacisë ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetë.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, shtetasi H. M., rreth 70 vjeç, gjatë qëndrimit në një farmaci, për të blerë medikamente, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës dhe të rrethanave të rastit.







