Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga për vepra penale nga kanosje dhe rrahje deri te...

DURRES/ Policia pranga për vepra penale nga kanosje dhe rrahje deri te drejtimi automjetit gjendje dehur

111
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Martin Camaj”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. M. Nga aksidenti u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. Ç., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 2, ka kanosur një 42-vjeçar, për motive të dobëta;
-H. M., 72 vjeç, banues në Arapaj, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçar se ai i ka goditur automjetin, me send të fortë, dhe i ka bllokuar rrugën përpara banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. B., 30 vjeç, banues në Fermë Sukth, pasi ka kallëzuar shtetasi M. C. se ai ka dëmtuar aparatin matës të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Gj. D. (i afërm i shtetasit M. C.), i cili aktualisht është jashtë vendit;
-D. A., 25 vjeç, banues në Fermë Sukth, pasi në Fermë Sukth, është konfliktuar fizikisht me një 22-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.