Ballina Kronika Të dënuar me mbi 6 vite burg për drogë, arrestohen dy persona...

Të dënuar me mbi 6 vite burg për drogë, arrestohen dy persona në Tiranë!

102
0

Policia e Tiranës këtë të mërkurë ka arritur të vendosur në pranga dy persona, të cilët janë të dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim për krime në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Catch” janë arrestuar shtetasit N. H., 41 vjeç, dhe J. Ç., 38 vjeç.

Sakaq, policia ka arrestuar edhe një 43-vjeçar për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda.

“Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin J. Ç., 38 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet burgim;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin B. M., 43 vjeç, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda. Kontrollet dhe puna operative vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.