Pas përmbysjes së madhe në Champions League të Sporting Lisbon ndaj Bodo/Glimt, që fitoi 3-0 në kohën e rregullt dhe 5-0 në kohën shtesë, sot ka ardhur një tjetër përmbysje e madhe po nga Portugalia, por këtë herë në Europa League.
Braga është çerekfinalisti i parë i Europa League, pas fitores së sotme 4-0 ndaj Ferencavosh, edhe pse ndeshja e parë në Budapest kishte përfunduar 2-0 në favorin e hungarezëve.
Portugezët shënuan tri herë brenda pjesës së parë me Horta 11′, Grillitsch 15′ dhe Martinez 34′.
Në pjesën e dytë, Horta shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bragën.
Pas Sporting Lisbon dhe Bragës, nesër do të luajë po në Europa League, ekipi tjetër portugez, Porto, ndaj Stuttgart. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-2 për portugezët.







