Ballina Kronika Pas zbulimit të mijëra rrënjëve kanabis në banesën e tij/ Vetëdorëzohet drejtori...

Pas zbulimit të mijëra rrënjëve kanabis në banesën e tij/ Vetëdorëzohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

114
0

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzuar në polici. Hasa u shpall në kërkim pasi u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi në një banesë në pronesi të tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, shërbimet e Policisë zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa i cili tashmë u dorëzua në polici.

Ndërkoh mësohet se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë.

Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.