Kombëtarja e Anglisë do të luajë dy ndeshje gjatë këtij muaji.
Ata do të përballen ndaj Japonisë dhe Uruguajit, ndeshje këto që shihen si parapërgatitje për Botërorin e kësaj vere.
Në listë rikthehen yjet si Kobbie Mainoo dhe Harry Maguire, teksa do të debutojë edhe ylli i Newcastle, Lewis Hall.
Ndonëse ishte i lënduar, do të ftohet edhe ylli i Real Madridit, Jude Bellingham.
Kjo është lista e plotë e “Tre Luanëve”:
Kujtojmë se Anglia, do të luajë fillimisht ndaj Uruguajit më 27 mars dhe më pas me Japoninë më 31 mars.







