Ballina Lifestyle Pas shtrimit me urgjencë në spital, ndërron jetë legjenda e filmave aksion,...

Pas shtrimit me urgjencë në spital, ndërron jetë legjenda e filmave aksion, Chuck Norris, në moshën 86-vjeçare

112
0

Aktori legjendar amerikan Chuck Norris ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas një emergjence të papritur shëndetësore në Hawaii.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhej se aktori ndërroi jetë të enjten në mëngjes, i rrethuar nga familjarët.

“Me zemra të thyera ndajmë lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Chuck Norris. Ai ishte i rrethuar nga familja dhe në paqe,” thuhet në deklaratën e familjes, e cila kërkoi gjithashtu privatësi për rrethanat e vdekjes.

Familjarët e përshkruan Norris si një bashkëshort të përkushtuar, baba dhe gjysh të dashur, si dhe një figurë që frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën.

Chuck Norris u bë i njohur për rolet e tij në filmat aksion të viteve ’80, përfshirë “Walker, Texas Ranger” dhe “The Delta Force”. Në vitet e fundit ai u kthye edhe në një figurë kult në internet dhe rrjetet sociale, duke mbetur një ikonë e kulturës popullore për disa breza.