Ballina Politika Rama dërgon Blendi Klosin në Durrës, largon Sakon, Balluku fuqizohet më shumë,...

Rama dërgon Blendi Klosin në Durrës, largon Sakon, Balluku fuqizohet më shumë, Spiropali, Gjiknuri dhe Shalsi lënë drejtimin e rretheve

419
0

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë, për të nisur procesin e zgjedhjeve brenda partisë.

Socialistët kanë vendosur të ndryshojnë disa nga drejtuesit politikë në qarqe, ku vëmendje e madhe i është dhënë Tiranës nga frika e humbjes së sigurt.

Shumica e hajdutëve të votave do jenë të përqendruar në Tiranë.

Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Eduard Shalsi kanë lënë drejtimin në rrethe dhe do të vijnë në Tiranë.

Në Tiranë, qarku i është besuar Taulant Ballës.

Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, do vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit të qarkut të Fierit. Ndërkohë njerëzit e saj do marrin drejtimin e qarqeve të tjera.

Rama i ka besuar dy qarqe të rëndësishme dy figurave të reja në PS, Enea Karakaçi në Shkodër dhe Ermal Nufi në Lezhë. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër. Në Kukës, drejtues politik do të jetë Erjon Malaj.

Blendi Klosi shkon në Durrës dhe ikën Emirjana Sako.

Emrat e drejtuesve të qarqeve:

Në Tiranë Taulant Balla

Në Durrës Blendi Klosi

Në Dibër Ulsi Manja

Në Fier Belinda Balluku

Në Gjirokastër Mirela Kumbaro

Në Vlorë Bledi Çuçi

Në Lezhë Ermal Nufi

Në Kukës Erjon Malaj

Në Shkodër Enea Karakaçi

Në Korçë Niko Peleshi

Në Berat Ervin Demo

Në Elbasan Arbian Mazniku