Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se autoritetet e sigurisë kanë zbuluar sërish armatim dhe pajisje ushtarake, në dy lokacione të komunës së Zubin Potokut.
Sipas tij, bëhet fjalë për granata dore, armatim dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë gjetur gjatë kontrolleve të intensifikuara në terren.
“Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka deklaruar Sveçla.
Autoritetet e sigurisë kanë theksuar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe forcimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.
Postim i plotë:
Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot.
Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë.
Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal.







