Ballina Kronika Parandalohet tragjedia në Shijak: I riu tenton të godasë me hanxhar qytetarin,...

Parandalohet tragjedia në Shijak: I riu tenton të godasë me hanxhar qytetarin, Policia ndërhyn në kohë, arrestohet 39-vjeçari

171
0

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Shijak falë ndërhyrjes së menjhershme të policisë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ëhstë vënë në pranga një 39-vjeçar i cili për motive të dobëta ka kanosur një 55-vjeçar.

Mësohet gjithashtu se 39-vjeçar e ka goditur fizikisht personin në fjalë pastaj i ka dëmtuar makinën me hanxhar dhe ka tentuar ta godasë atë me mjetin prerës.

Fatmirësisht mësohet se 55-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore pasi policia ka arritur të ndërhyjë përpara se i riu ta godiste me hanxhar.

Ky i fundit është vënë në pranga nga blutë e Shijakut dhe akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen “Popullore”, Shijak, ka dëmtuar me mjet prerës (hanxhar) xhamin e automjetit të shtetasit D.Ç,  55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht, si dhe e ka kanosur me mjetin prerës  hanxhar për ta vrarë.

Gjatë veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjetet prerëse: një thikë dhe një hanxhar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.