Ballina Politika Edi Rama i besoi sërish Qarkun e Fierit, Balluku mirënjohëse për mbështetjen:...

Edi Rama i besoi sërish Qarkun e Fierit, Balluku mirënjohëse për mbështetjen: Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve

98
0

Ditën e sotme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, ku kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në qarqet e vendit.

Ndërkohë, disa prej qarqeve kanë mbetur të pa ndryshuara, një prej tyre ai i Fierit, i cili do të vijojë të ketë drejtuese Belinda Ballukun.

Kjo e fundit përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka falenderuar kryeministrin, dhe ka shprehur mirënjohëje për të gjithë ata që votëbesuan PS në zgjedhjet e Majit 2025. Teksa më tej i ka dedikuar një falenderim edhe skuadrës.

“Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!” përfundon Balluku.

Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier.

Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.

Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.

Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!