Ballina Aktualitet Guida me turistë u bllokua nga policia, reagon Federata Shqiptare e Rafting:...

Guida me turistë u bllokua nga policia, reagon Federata Shqiptare e Rafting: Po dëmtohet turizmi në lumin Vjosa!

116
0

Zamo Spathara, drejtuesi dhe themeluesi i Federatës Shqiptare të Rafting, ka reaguar në lidhje me ndalimin nga policia të një guide turistike që po kryente rafting në lumin Vjosa.

Spathara shkruan në një postim në Facebook, shkruan se ky veprim është në kundërshtim qellimin për zhvillimin e turizmit të natyrës gjithëvjetor.  kreu i Federatës thekson se duhet ndryshuar dokumenti “Rregullat e Sjelljes”, e cila kufizon sezonin e rafting nga gjithëvjetor ne 5,5 muaj.

Sipas tij, ky vendim sjelle dëme të drejtpërdrejta ekonomike për guidat lokale, restorantet, hotelet, baret, supermarketet, pikat e karburantit dhe operatorë të tjerë turistikë,

Ndërkohë që qëllimi ynë i përbashkët, si Federatë dhe si institucione shtetërore, është zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, kufizimi i aktiviteteve në vitin 2026 do të krijonte një problem të panevojshëm”, thekson ai postimin e tij.

Ndërsa në fund ai nënvizon se “institucionet duhet të na mbështesin në mënyrë aktive për të forcuar dhe zgjeruar turizmin gjithëvjetor në zonën e Vjosës”.

Postimi i plotë:

Mare shkas nga ndalimi nga policia e nje guide rafting ne prezence te turisteve sepse po kryente rafting ne lumin Vjosa me urdher Zyres se Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.

Jemi shume te zhgenjyer nga ky veprim i cili eshte ne kundershtim me qellimin e perbashket ne zhvillimin e turizmit te natyres gjithvjetor i cili pas 25 vite pune e sakrifica eshte kthyer ne shtyllen kryesore ekonomike per te rinjte dhe bizneset vendase .

Jemi krenarë që falë punës sonë shumëvjeçare kemi kthyer aktivitetet ujore jomotorike – rafting, kayak, packrafting, river tubing, stand up paddle – si dhe aktivitetet e tjera në natyrë, në arsyen kryesore pse turistët qëndrojnë nga 1 deri në 4 netë në Përmet dhe në gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave për komunitetin lokal dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në frenimin e emigrimit të të rinjve.

Për këtë arsye, ne kundërshtojmë pikën përkatëse të dokumentit “Rregullat e Sjelljes”, e cila kufizon sezonin e rafting nga gjithevjetor ne 5,5 muaj.Ky vendim i pabazuar sjell pasoja serioze, si:

Anulimin e qindra rezervimeve ekzistuese dhe të planifikuara,

Dëme të drejtpërdrejta ekonomike për guidat lokale, restorantet, hotelet, baret, supermarketet, pikat e karburantit dhe operatorë të tjerë turistikë,

Një efekt zinxhir negativ për ekonominë lokale dhe rajonale,

Dëmtim të imazhit të Shqipërisë si destinacion për turizëm natyror dhe aventurë.

Kundërshtimi ynë konkret lidhet me: Rregullat e Sjelljes – Pika 3, ku përcaktohet: “Rafting lejohet nga 1 maji deri më 15 tetor, çdo ditë nga ora 09:30 deri në 17:30”, duke u bazuar në modelin e Parkut Kombëtar Gesäuse, Austri.Ekspertet dhe guidat profesionale te lumit Vjosa nuk jane pyetur dhe nuk jane mare ne konsiderate gjate procesit te hartimit .

Federata Shqiptare e Rafting dhe guidat e aventurës kanë promovuar Lumin Vjosa dhe zonën përreth prej më shumë se 25 vitesh, në një kohë kur turizmi i aventurës dhe ai natyror nuk ekzistonin në Shqipëri. Përmes trajnimit të guidave profesionale dhe shoqërimit të mijëra turistëve në lumin Vjosa, kemi kontribuar në edukimin mjedisor dhe në promovimin e vlerave natyrore dhe njerëzore të parkut. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa është sot realitet edhe falë guidave të aventurës. Plani i menaxhimit ka nevojë për përmirësime dhe besojmë se është momenti i duhur për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive.

Kundërshtimi ynë konkret lidhet me: Rregullat e Sjelljes – Pika 3, ku përcaktohet: “Rafting lejohet nga 1 maji deri më 15 tetor, çdo ditë nga ora 09:30 deri në 17:30”, duke u bazuar në modelin e Parkut Kombëtar Gesäuse, Austri.Ekspertet dhe guidat profesionale te lumit Vjosa nuk jane pyetur dhe nuk jane mare ne konsiderate gjate procesit te hartimit .

Arsyet pse nuk jemi dakord janë:

Parku Kombëtar Gesäuse ka kushte klimaterike krejtësisht të ndryshme nga PKLEV (temperatura më të ulëta, prani bore dhe mungesë uji para muajit maj). Zbatimi i këtij modeli pa marrë parasysh këto dallime është i pabazuar shkencërisht dhe teknikisht.

Shqipëria ka klimë mesdhetare, me mbi 300 ditë me diell në vit. Eksperienca jonë shumëvjeçare tregon se rafting është zhvilluar me sukses edhe gjatë muajve nëntor–prill, kur niveli i ujit dhe kushtet klimatike kanë qenë të favorshme.

Rafting,kayak,packrafting etje jane aktivitete turistike sportive jo motorike te cilat e kane ndikimin ne mjedis zero.

Argumenti se rafting dëmton florën dhe faunën jashtë periudhës maj–tetor nuk qëndron, pasi pikërisht gjatë dimrit dhe pranverës niveli i ujit është më i lartë, ndërsa periudha maj–tetor përkon me nivelin më të ulët të ujit gjatë vitit.Nuk ka asnje studim shkencor dhe social qe justifikon kete rregull.

Ne zhvillojme rafting ne 8 km nga 190 km te lumit Vjosa ne territorin Shqiptar,ndikimi i ketij sporti ne ekosistemin e Vjoses eshte i paperfillshem .

Nuk ka asnje studim shkencor qe te vertetoje qe rafting ne 8 km do te ndikoje ne flouren dhe founen e Parkut .

Argumenti i sigurisë nuk qëndron, pasi rafting turistik ndalohet automatikisht kur niveli i ujit kalon nivelin 4 ose është në rritje, pavarësisht muajit. Ky vendim merret gjithmonë nga guida profesionale mbi bazën e vlerësimit teknik të situatës.

Rafting turistik zhvillohet vetëm në nivelet 2, 3 dhe 4 të vështirësisë. Fëmijët nga 4–12 vjeç lejohen vetëm në nivelet 2 dhe 3, pas muajit maj, dhe gjithmonë sipas vlerësimit të guidës dhe temperaturës së ujit. Rafting ndalohet plotësisht në nivelet 5 dhe 6.

Ndërkohë që qëllimi ynë i përbashkët, si Federatë dhe si institucione shtetërore, është zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, kufizimi i aktiviteteve në vitin 2026 do të krijonte një problem të panevojshëm. Përkundrazi, ne besojmë se institucionet duhet të na mbështesin në mënyrë aktive për të forcuar dhe zgjeruar turizmin gjithëvjetor në zonën e Vjosës, një model suksesi që kemi ndërtuar prej më shumë se 25 vitesh.