Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka bërë sot një kallëzim penal në SPAK për naftën në Shqipëri, duke denoncuar keqadministrimin e këtij sektori.
Lajmin e dha vetë Lapaj për ndjekësit e tij përmes një videoje në Facebook, ku pretendoi se ka prova dhe fakte që vërtetojnë sipas tij, keqadministrimin e sektorit të naftës
Ai kritikoi faktin që nafta në vendin tonë ‘derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot’ ndërkohë që qytetarët paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në botë.
“Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj.
Deklarata e plotë e Adriatik Lapajt në Facebook
“Kallëzim penal për naftën në Shqipëri. Bashkë me ekipin e lëvizjes Shqipëria Bëhet kemi përgatitur provat dhe faktet për SPAK lidhur me keqadministrimin e sektorit të naftës. Nafta në vendin tonë derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot ‘ndërsa ne paguajmë një ndër çmimet më të shtrenjta në botë. Nga komunikimet tona me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore rezulton se për vitet 2004-2023 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare vetëm nga koncesionarët private, 15.054.451 ton naftë, ndërkohë që për vitet 2023-2024, mbi 1.2 milion ton naftë bruto. Miliona ton naftë të tjera janë derdhur dhe derdhen lumenjve e përrrenjve të këti jvendi duke ndotur tokën dhe detin tonë. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj në videon e tij shpjeguese.







