Ballina Europë Krim makabër / Babai vret djalin e tij me sëpatë, dyshohet se…

Krim makabër / Babai vret djalin e tij me sëpatë, dyshohet se…

98
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 52-vjeçar ka pranuar vrasjen e të birit, Andrea, 20 vjeç, pas një debati të ashpër në garazhin e shtëpisë së tyre në Vasto.

Sipas mediave italiane, Antonio Sciorilli, 52 vjeç, ka pranuar përpara hetuesve se ka vrarë të birin dhe ka treguar se ku kishte fshehur sëpatë që përdori gjatë ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje, babai tha se ishte përleshur me të birin për punë, kur të dy ishin vetëm në shtëpi. Sipas hetuesve, sulmi ndodhi brenda apartamentit, më pas 52-vjeçari e tërhoqi të birin në garazh dhe vazhdoi ta godiste në kokë dhe gjoks, duke e vrarë.

Andrea Sciorilli, 21 vjeç u gjet i vdekur të dielën pasdite. Nuk ishin prindërit e tij ata që ngritën alarmin, por fillimisht u raportua se një fqinj e pa babanë pranë trupit të birit në garazh.