Ballina Lifestyle Jason Momoa dhe familja e tij u larguan nga prona për shkak...

Jason Momoa dhe familja e tij u larguan nga prona për shkak të stuhisë shkatërruese në Hawaii: Tani jemi të sigurt

107
0

Jason Momoa u përball me një situatë të rrezikshme pasi një stuhi e fuqishme goditi Hawaii, duke e detyruar atë dhe familjen e tij të largoheshin nga banesa për sigurinë e tyre.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, aktori tregoi se stuhia në ishullin Oahu shkaktoi rrëshqitje dheu, rrëzim pemësh dhe rritje të nivelit të detit, duke detyruar shumë banorë të evakuohen.

Ai shpjegoi se ndërprerja e energjisë elektrike i detyroi të largoheshin nga zona ku po qëndronin.

“Sot jemi të sigurt, por ka shumë njerëz që nuk janë, ndaj u dërgojmë gjithë dashurinë tonë”, u shpreh ai, duke treguar mbështetje për komunitetin e prekur.

Sipas autoriteteve, deri tani nuk janë raportuar viktima, çka konsiderohet lajm pozitiv, por ka disa persona të plagosur dhe të tjerë që kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të hipotermisë.

Deri më tani janë shpëtuar qindra banorë.

Situata mbetet serioze, pasi reshjet e dendura vazhdojnë dhe përbëjnë rrezik të mëtejshëm, ndërsa autoritetet dhe banorët po përballen me pasojat e një prej stuhive më të forta që ka goditur këtë zonë kohët e fundit.