Ballina Lifestyle Brooks Nader flet hapur për operacionet plastike dhe pendesën e saj

Brooks Nader flet hapur për operacionet plastike dhe pendesën e saj

99
0

Brooks Nader ka zbuluar procedurën e kirurgjisë plastike që e pendon më shumë.

Modelja e kostumeve të banjës, e cila ka qenë e hapur për operacionin e hundës dhe injektimet si Botox në të kaluarën, i ka treguar revistës People se më parë ka bërë liposuction, shkruan “Daily Mail”.

“Kam bërë liposuction vite më parë,” tha Nader. “Dhe gjithmonë e pendoj, sepse thjesht nuk kisha nevojë për të.”

Nader gjithashtu tha se procedura kirurgjikale, e cila largon yndyrën nga zona të caktuara të trupit, shkaktoi efekte anësore të padëshiruara.

“Kam ndjerë se krijoi gropa dhe valëzime dhe gjëra të tjera.”

“Thjesht duhet të bëjmë më pak me të gjithë atë dhe të jemi të shëndetshëm,” shtoi Nader, e cila së shpejti do të luajë në rilançimin e Baywatch.

Kjo nuk është hera e parë që Nader flet hapur për kirurgjinë plastike që ka bërë.

Në vitin 2025, ylli pranoi se kishte bërë rinoplastikë në një intervistë për Bustle.