Ballina Politika Shkarkimi i Babaramos, Këlliçi: Ushtari i Ramës, Carlo në mision – Mercenari...

Shkarkimi i Babaramos, Këlliçi: Ushtari i Ramës, Carlo në mision – Mercenari më i keq i medias

111
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas shkarkimit nga Carlo Bolino të gazetarit Ilir Babaramo pasi kishte sharë qeverinë.

“Mercenari Bolino është modeli më i keq i medias në vend, ai është shëmbëlltyra se si bëhesh miliarder me pasuritë e me taksat e qytetarëve, duke i shërbyer oborrit kryeministror, duke zbatuar çdo trill e porosi dhe duke e mbajtur 24 orë në dispozicion hapësirën mediatike, për të shpifur, linçuar e damkosur kundërshtarët e Edi Ramës”, shkruan deputeti demokrat ne reagimin e tij.

Mesazhi:

Shkarkimi i Babaramos, ushtari Karlo në mision…

Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpjekje mbante një gjysëm dritare ku edhe mund të thyhej pak censura në televizionin privat të Edi Ramës, Report TV, është një lajm i keq për lirinë e shtypit dhe për vendin.

Sigurisht se nervozizmi i shtuar i Edi Ramës, britmat e tij në publik, rrufetë, ofendimet, sulmet e linçimet ndaj atyre pak zërave kritikë, do të sjellin atmosferë edhe më të rënduar në televizione e media.

I gatshëm si gjithnjë është Karlo, që e shkarkon Babaramon në mesnatë, madje me telefon.

Mercenari Bolino është modeli më i keq i medias në vend, ai është shëmbëlltyra se si bëhesh miliarder me pasuritë e me taksat e qytetarëve, duke i shërbyer oborrit kryeministror, duke zbatuar çdo trill e porosi dhe duke e mbajtur 24 orë në dispozicion hapësirën mediatike, për të shpifur, linçuar e damkosur kundërshtarët e Edi Ramës.

Kjo është në fakt tenxhere mediatike dhe Edi Rama është dhunuesi më i madh i lirisë së shprehjes. Ai ka instaluar në masë autocensurë, ku gazetarët i dinë limitet deri ku duhet të shkojnë, e ku shumë redaksi janë kthyer në dhoma të zgjatura të zyrës së shtypit të Kryeministrit.

Shpreh mbështetjen time për gazetarin Ilir Babaramo dhe dënoj këtë akt të shëmtuar që është një tjetër kambanë alarmi për nivelin e demokracisë e lirisë së shprehjes në vend.