Ballina Europë Referendumi/ Italianët votojnë kundër Melonit  për ndryshimet në Drejtësi/ Drejt përfundimit numërimi,...

Referendumi/ Italianët votojnë kundër Melonit  për ndryshimet në Drejtësi/ Drejt përfundimit numërimi, dalin rezultatet: 54.5% votojnë ‘Jo’ ndryshimeve, ndërsa 45.5% janë për ‘Po’

77
0

Në referendumin për drejtësinë të mbajtur gjatë dy ditëve të fundit në Itali, pjesëmarrja e votuesve arriti në 58.9% të numrit të qytetarëve me të drejtë vote.

Qendrat e votimit, u hapën të dielën nga ora 07:00 deri në orën 23:00, si dhe sot nga ora 07:00 deri në orën 15:00, kur edhe u mbyllën përfundimisht.

Fill pas mbylljes së kutive të votimit, numërimi i votave po vazhdon me ritëm të shpejtë. Deri më tani janë numëruar mbi 70% e qendrave të votimit dhe numërimi po shkon drejt përfundimit.