Ballina Sport Kritika për një pëlqim kundër FIFA-s, Cristiano Ronaldo shkakton polemika

Kritika për një pëlqim kundër FIFA-s, Cristiano Ronaldo shkakton polemika

94
0

Ende nuk është shuar jehona e gjatë e një Botërori amerikan të jashtëzakonshëm dhe këtë herë në qendër të polemikave ka përfunduar Kristiano Ronaldo.

Në orët e fundit është bërë viral një “like” i tij ndaj një përmbajtjeje të programit televiziv spanjoll “Espejo Público”, një video ku gazetarja Pilar Rodríguez akuzonte FIFA-n se kishte favorizime në drejtim të Argjentinës gjatë rrugëtimit të saj në Kupën e Botës.

Ronaldo nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë çështje, por pamjet e ekranit që tregojnë llogarinë e tij mes personave që kanë pëlqyer postimin janë shpërndarë me shpejtësi në internet.

Kritikat ndaj kampionit portugez nuk kanë munguar. Disa prej kritikëve më të ashpër kanë reaguar ndaj këtij veprimi, duke e konsideruar të papërshtatshëm një qëndrim të tillë nga një futbollist profesionist.

Gjatë eliminatoreve të Botërorit, vetë Kristiano Ronaldo kishte përfituar nga një vendim i FIFA-s pas episodit në ndeshjen Irlandë – Portugali, ku një karton i kuq do ta kishte detyruar të mungonte në ndeshjet e para të Portugalisë në Kupën e Botës. Në vend të pezullimit tradicional prej 3 ndeshjesh për sjellje të dhunshme, FIFA vendosi ta ndëshkonte CR7 vetëm me një ndeshje pezullim.