Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. T., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Gjithashtu, u ndalua shtetasi në kërkim Ervin Pambuku, 45 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.







