UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat për sfidën e së enjtes, që do të jenë një 4-she nga Anglia me kryesor Anthony Taylor. 47-vjeçari është një nga emrat më të dëgjuar në evropë për gjykimin, ndërsa në 2024 ishte në Shqipëri për të dhënë drejtësi në finalen e Superligës mes Egnatias dhe Partizanit.
Poloni-Shqipëri më 26 mars nis në orën 20:45 dhe vlen për ‘play-off’ të Botërorit. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe nëse është e nevojshme dueli shkon në shtesë. Kombëtarja që kualifikohet do të luajë një finale ‘play-off’ me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse është Shqipëria sërish do të luajë në transfertë.







