Ballina Kronika DURRES/ Policia: Kapiteni largohet me anijen nga porti pa njoftuar, shtetasi egjiptian...

DURRES/ Policia: Kapiteni largohet me anijen nga porti pa njoftuar, shtetasi egjiptian zhduket pa gjurmë nga peshkimi

170
0

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, kallëzuan shtetasit:
-Sh. A., administrator i një kompanie peshkimi, se më datë 20.03.2026, është larguar nga puna, shtetasi egjiptian A. Sh., 37 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.