Ballina Politika Nga 140 në 101 deputetë/ Balla tregon planet e qeverisë: Ja çfarë...

Nga 140 në 101 deputetë/ Balla tregon planet e qeverisë: Ja çfarë ndryshimesh priten

124
0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të Kuvendit nga 140 që janë aktualisht sot, në 101.

Referuar dhe prezantimit të draftit për ligjin për referendumet, Balla tha se kjo çështje mund të jetë një ndër ta që do të kërkojnë dhe mendimin e popullit, por kjo mbetet për tu parë pasi ligji të marrë formën e plotë.

“Çdo fjalë, çdo germë në këto ligje, konsultohet me BE me Komisionin Evropian. Ne konsultohemi përditë me Komisionin Evropian asnjë nuk kalon në Kuvend pa dritën jeshile të KE.

Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE, unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje, e kemi hedhur si ide, kryeministri e unë pas tij në vitin 2018 për reduktimin e numrin të deputetëve nga 140 në 101. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që një numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikaste, më shumë kohë për diskutime të vlefshme.

Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide, por pasi të kemi ligjin”, tha Balla.